Uncategorized

“Skandali” me Konsullin e Përgjithshëm në Pragë, u zbulua “pazari” mes Thaçit, Haradinajt e Shalës – juristi i njohur përmend edhe tjera raste

Lajmi për emërimin konsull në Ambasadën e Kosovës në Pragë të Çekisë të Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, bëri bujë të madhe, që nga mbrëmë kur u publikua.

Krerët e shtetit, politikanët e partive politike, analistët e shoqëria civile reaguan lidhur me këtë.

 

E për këtë çështje, profesori Riza Smaka ka thënë për gazetën “Bota sot” se Haxhi Shala kishte deklaruar se nuk do të votonte për formimin e Qeverisë por që më pas votoi, pas vizitës së Thaçit e Haradinajt në shtëpinë e tij pas mesnate dhe vota e tij ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

“Z. Haxhi Shala para formimit të Qeverisë aktuale ka pas deklaruar se nuk do ta votonte formimin e saj. Në ditën e shqyrtimit për formimin e Qeverisë, z.Shala botërisht, në seancë të Kuvendit ka pas deklaruar se nuk do të votonte për formimin e Qeverisë, sikundër të mos i kishin hyrë në shtëpi pas mesnate, një natë më parë z.Thaçi e z. Haradinaj… Në atë mënyrë, de Jure, vota pro e z.Shalës rezultoi e dhënë në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës dhe si e tillë juridikisht nule! Vota e z Shalës sikundër e cilit do deputet apo deputete kurdoherë kërkohet të jetë e lirshme, diskrecionale e kurrsesi e kushtëzuar me joshje mbase edhe kanosje”, është shprehur ai.

Sipas Smakës, tani doli publikisht ajo çfarë ishte biseduar nga ata 3 persona atë pas mesnate dhe vota e tij ka qenë që tani t’i shpërblehet djali në një post diplomatik.

Related Articles

Back to top button