Uncategorized

Ndalnu burra, Edhe Limaj mund ta ushtrojë postin e Presidentit, I ka hije!

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se pret që shpejt të ketë një zgjidhje, ose emrin e presidentit ose shkohet në zgjedhje.
Ai thotë se kjo situatë mund të zgjidhet nëse PDK hyn në një Qeveri, e cila do të ishte me bazë më të gjërë dhe kështu do të krijonim një stabilitet.

Ai ka thënë se Nisma vlerëson se duhet të zgjerohet koalicioni dhe të ecet përpara, sepse thotë se nuk bën të shkohet në zgjedhje për shkak të presidentit.

Duhet racionalitet dhe të zgjidhet çështja e presidentit”, ka thënë ndër të tjera Sherifi në RTK.

Marrëveshja për presidentin nuk është as afër mes koalicionit e lërë më jashtë koalicionit.

Ai ka thënë se Limaj po bën përpjekje të vazhdueshme me arrit një marrëveshje për t’u ulur në tavolinë dhe të vendoset për presidentin.

“Ne mendojmë se presidenti duhet të zgjidhet sipas fuqisë politike. LDK dhe PDK duhet të zgjedhin mes presidentit dhe kryeministrit. Pra postet të përcaktohen në bazë të forcës politike”, ka shtuar ai.

Related Articles

Back to top button