Uncategorized

LAJMI FUNDIT: Vjosa Osmani shkarkon djalin e Haxhi Shalës dhe tre konsuj të tjerë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka shfuqízuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe ambasada.

“Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqízojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përpu thje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti parap rak”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim ka ardhur pasi që djali i deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala, është emëruar si konsull i përgjithshëm në Pragë/ Çeki, pas rekomandimit të ministres së AAK-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla.

Related Articles

Back to top button