Uncategorized

Nikaj: Opsioni i diskutimit për kufij nuk është në tavolinën e dialogut

 

Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, ka thënë se Brukseli dhe Ëashingtoni nuk kanë pasë dhe nuk kanë qasje ndryshe për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Besoj që ky diskursi i përgjithshëm rreth dialogut është i ngarkuar me shumë elemente që me kohën nuk janë sqaruar si duhet dhe interpretohen nga palë të ndryshme në mënyra të ndryshme. Nuk besoj që ka pasë qasje të ndryshme nga Brukseli dhe Washingtoni. Ka pasë , dhe vazhdon të ketë, dy grupe të shkollave të të menduarit – një shkollë e të menduarit që është kundër diçkaje dhe një shkollë e të menduarit që thotë nëse palët pajtohen, atëherë kush jemi ne t’iu themi që zgjidhjet e caktuara nuk funksionojnë”.

“Ajo që është e rëndësishme është që njëherë e përgjithmonë të vendosim në diskursin tonë publik në Kosovë për çka jemi ne. Për shumë vjet kemi dëgjuar shumë opinione kundër cilës zgjidhje jemi, por nuk kemi dëgjuar opinione se për cilën zgjidhje jemi”.

Ai ka thënë se nuk është reale pritja që Serbia të ndryshojë qasjen që e ka pasë deri tash, derisa ka shtuar se SHBA-ja dhe BE-ja kërkojnë nga Kosova që të ulet në tavolinë me Serbinë dhe të merren vesh për marrëveshjen përfundimtare.

Related Articles

Back to top button