Uncategorized

Isa Mustafa: Jam i bindur se LDK do t’i fitojë zgjedhjet

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, konsideron se sondazhet që e kanë nxjerrë partinë e tij më poshtë se vendi i parë në zgjedhje, janë propagandë. Sipas tij, LDK do të radhitet e para. Kreu i partisë është deklaruar edhe për koalicionet që janë përfolur ditëve të fundit.

Për shefin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sondazhet e publikuara së fundmi të cilat e qesin këtë parti të dytën apo të tretën në zgjedhje janë propagandë.

Në një prononcim për Gazetën Express, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij do të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sondazhet për një periudhë të gjatë i shoh vetëm si propagandë dhe nuk mund t’ua japë asnjë vlerë tjetër. LDK do të radhitet e para, sipas programit, seriozitetit institucional dhe vlerave qeverisëse. Ndërkaq sipas propagandës që po zhvillohet kundër LDK-së, ajo nuk do të radhitej askund. Sepse, të gjithë kapësit e shtetit dhe synuesit me dhunë të pushtetit, pengesë themelore dhe të vetme e kanë LDK-në”, ka deklaruar Mustafa.

I pyetur për emrat e tjerë që janë përmendur për t’i prirë listës së LDK’së në zgjedhje dhe vendimin e partisë që Avdullah Hoti të jetë kandidat, Mustafa thotë se në organet e partisë nuk janë përmendur emra tjerë.

“Emrat tjerë për Kryeministër, përveç z. Avdullah Hoti, janë përmendur nga disa gazetarë, “analistë”, moderatorë, por jo nga organet udhëheqëse të LDK-së. U zhvillua fushatë e madhe që kandidatin për kryeministër të na e caktojnë ata që kurrë s’kanë qenë me LDK-në. Hoti i plotëson të gjitha kriteret civilizuese dhe demokratike për të qenë një kryeministër i denjë”, ka deklaruar Mustafa.

Related Articles

Back to top button