Uncategorized

TURP- Mbaron shkollën me mesatare 9.3 dhe zotëron 4 gjuhë të huaja, nuk gjen punë, mbetet rrugëve

Mund të jesh i formuar mirë, por kjo nuk do të thotë se dyert i ke të hapura.

Në Shqipëri thuhet se ndodh e kundërta.

Dionisa Rapushaj ka denoncuar në emisionin “Stop” problemin që ajo ka prej dy vitesh me Bashkinë Mallakastër.

Ajo tregon se ka përfunduar studimet për Psikologji, si dhe Master Shkencor “Psikologji Klinike” në Tiranë, me mesatare 9.3 dhe zotëron 5 gjuhë të huaja, por në ZA-në e Mallakastrës i thonë se nuk ka vende pune.

“Prej dy vitesh kam një konflikt me Bashkinë Mallakastër.

Unë në 2017 kam përfunduar studimet Bachelor në Psikologji dhe Master në Psikologji Klinike tek Fakulteti i Shkencave Sociale në Tiranë, me mesatare 9.3 dhe zotëroj 4 gjuhë të huaja, aktualisht po mësoj të pestën.

Shkoj në zyrën arsimore dhe më thonë vende nuk ka, por lëri dokumentet këtu se të gjejmë ne kur të hapet ndonjëherë”, theksoi Dionisa Rapushaj.

Por në Shkurt 2019 është emëruar Aurora Arapaj, e cila ka mbaruar për sociologji, pra është jashtë profilit dhe nuk ka konkurruar.

Dionisa Rapushaj shtoi më tej në denoncimin e saj se “kalojnë disa muaj, në shkurt 2018 ishte emëruar si psikologe në gjimnaz një zonjë, e cila e kishte shkollimin për sociologe dhe ishte emëruar pa konkurrim dhe pa asnjë shpallje.

Shkoj në Drejtorinë Arsimore, më thotë drejtoresha të kanë gënjyer, varet nga Bashkia, ne nuk kemi asnjë kompetencë”.

Në gusht të 2019-s, në krye të Bashkisë vjen kryetari Qerim Ismailaj, i cili i thotë se do të ngrinte një komision dhe do të shihte rastin.

Related Articles

Back to top button