Lëkundje të forta tërmeti në vend, panik në Lezhë dhe në Durrës

Lëkundje të forta janë ndier mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës dhe në Durrës. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, mes Lezhës dhe Durrësit, në një thellësi 2 kilometra.

Deri tani mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.2 të shkallë Rihter.

Nga raportimet e para, mësohet se lëkundja ka zgjatur disa sekonda dhe ka shkaktuar panik tek banorët e dy qyteteve.

Ndërkohë, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar për shkak të lëkundjeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *