Vazhdon telenovela e vitit. Antonela i habit të gjithë, bën deklaratën e fortë për Ledjanën

Ledjana, Mevlani dhe Antonela vijojnë të jenë kryetituj në media me deklarata e veprime të papritura, e shumë akuza ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi, ka qenë Antonela ajo që ka bërë një deklaratë të papritur për Ledjanën duke thënë se ajo nuk e ka lejuar të publikojë këngët me Mevlanin.

E ftuar “Te shoqja”, Antonela zbuloi për herë të parë se ajo dhe Mevlani kishin realizuar dy këngë së bashku, por shtoi se nuk e di nëse do i publikojë.

“Kemi realizuar dy këngë me Mevlanin dhe një vetëm, asnjëra nuk u publikua dhe nuk e di nëse do ta publikoj jam me dy mendje.

Tematikat e këngëve me Mevlanin ishin dashurie dhe në formë diskutimi mes të dyve.

Nuk u publikuan kurrë sepse nuk e la gruja”, tha Antonela duke iu referuar Ledjanës.

Kujtojmë se nga ana tjetër, para disa javësh, ishte Ledjana ajo që akuzoi Antonelën si arsyeja kryesore pse ajo dhe Mevlani janë ndarë. Teksa më pas Mevlani në një interviste tha se mes tij e Antonelës nuk mund të ketë më shumë se shoqëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *